Emri ynë, frymëzimi ynë
Klinika mban emrin e Avicenës (Ibn Sina), mjekut të madh që konsiderohet babai i mjekësisë moderne. Ashtu si ai, besojmë se shkenca dhe humanizmi ecin gjithmonë bashkë.
Rreth nesh
Avicenna Dental Clinic është një klinikë dentare moderne në Pogradec, qyteti buzë Liqenit të Ohrit. Prej vitesh kujdesemi për buzëqeshjet e qytetit tonë — dhe të mysafirëve të tij nga e gjithë bota.
Klinika mban emrin e Avicenës (Ibn Sina), mjekut të madh që konsiderohet babai i mjekësisë moderne. Ashtu si ai, besojmë se shkenca dhe humanizmi ecin gjithmonë bashkë.
Filozofia jonë është e thjeshtë: ruajtja e dhëmbit natyral është detyra e çdo mjeku stomatolog. Edhe kur ekzistojnë zgjidhje alternative, përpiqemi gjithmonë të shpëtojmë dhëmbin tuaj — dhe kur nuk është e mundur, ofrojmë zgjidhjet më moderne implantare dhe protetike.
Brenda klinikës punon laboratori ynë dentar, ku përgatiten kurora zirkoni, porcelani, proteza dhe maskerina. Kjo do të thotë punime më të shpejta, kontroll i plotë i cilësisë dhe përshtatje e përsosur për çdo pacient.
Nën drejtimin e Dr. Roland Hoxhës, ekipi ynë mbulon dentistarinë e përgjithshme, protetikën, ortodoncinë, paradontologjinë, estetikën dhe kirurgjinë orale — kujdes i plotë, nën një çati.
Rreth nesh
Marrëdhënie të sinqerta me çdo pacient, pa premtime boshe.
Diagnoza të kujdesshme dhe punime që maten në mikron.
Të presim e të përcjellim me buzëqeshje — gjithmonë.