
Pogradec · buzë Liqenit të Ohrit
Buzëqeshja juaj,pasioni ynë.
Klinikë dentare moderne në zemër të Pogradecit — nga vizita e parë deri te implantet dhe estetika dentare, me teknologjinë më të re dhe laborator dentar brenda klinikës.
- Mijëra pacientë
buzëqeshje të rikthyera ndër vite
- 6 specialitete
kujdes i plotë nën një çati
- Laborator dentar
kurora e proteza të punuara në klinikë
- Teknologji moderne
skaner intraoral, LED, clear aligners
Shërbimet tona
Kujdes i plotë dentar, nën një çati
Nga kontrolli rutinë deri te rastet më komplekse — ekipi ynë mbulon çdo fushë të stomatologjisë moderne, me përkushtimin që çdo pacient meriton.
Dentistari e përgjithshme
Vizita, mjekime dhe mbushje estetike që ruajnë dhëmbin tuaj natyral.
Protetikë dentare
Kurora zirkoni, porcelani dhe E-max, të punuara në laboratorin tonë.
Ortodonci
Drejtimi i dhëmbëve me aparate klasike ose maskerina transparente.
Paradontologji
Pastrim profesional dhe kujdes i dedikuar për mishrat e dhëmbëve.
Estetikë dentare
Zbardhim profesional dhe faseta për buzëqeshjen që keni ëndërruar.
Kirurgji orale
Implante dhe ndërhyrje kirurgjikale, shpesh pa prerje dhe pa dhimbje.
Pse Avicenna
Përvojë, teknologji dhe kujdes njerëzor
Prioriteti ynë i kahershëm ka qenë dhe mbetet buzëqeshja juaj. Çdo trajtim fillon me dëgjimin e pacientit dhe përfundon vetëm kur rezultati është i saktë, funksional dhe i bukur.
Shumë specialitete, një ekip
Nga dentistaria e përgjithshme te implantet, ortodoncia dhe estetika — gjithçka zgjidhet brenda klinikës, pa ju dërguar derë më derë.
Laborator dentar në klinikë
Kurorat, urat dhe protezat punohen nga tekniku ynë brenda klinikës — më shpejt, me kontroll të plotë cilësie dhe përshtatje të përsosur.
Teknologji e gjeneratës së re
Skaner intraoral, zbardhim me llampë LED, maskerina transparente dhe radiografi dixhitale për diagnoza të sakta e trajtime të qeta.
Të besuar edhe përtej Pogradecit
Dhjetëra pacientë nga SHBA, Italia dhe Greqia zgjedhin klinikën tonë për cilësinë e punës dhe ngrohtësinë e ekipit.
Galeria
Rezultate që flasin vetë
Fotot para dhe pas ndërhyrjes — rikthimi i buzëqeshjes është prioriteti ynë i kahershëm.
Para / PasKurora zirkoni
Zëvendësim i dhëmbëve që mungojnë dhe rikthim i buzëqeshjes me kurora zirkoni.
Para / PasRikonstruksion estetik
Rikthim i estetikës dhe funksionit me kurora qeramike në dhëmbët e parë.
Para / PasRiaftësim i plotë
Zëvendësimi i punimeve të vjetra me një punim të ri në zirkon multilayer.
Foto reale nga pacientët tanë, të publikuara me pëlqimin e tyre.
Çfarë thonë pacientët
Një klinikë e kohës me pajisje moderne, por mbi të gjitha me një personel të nivelit të lartë — njerëz humanë, që të presin e të përcjellin me buzëqeshje. Kujdesi dhe mënyra si punohet të krijon besim, dhe kjo vërtetohet shpejt nga mjekimi i mirë, i saktë dhe profesional.